10,05,2024

Vjedhja e bankës, vetura me paratë bëri kundërvajtje dhe nuk u ndalua

Must Read

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, të ndodhur në mes të ditës, ende nuk ka persona të ndaluar si të dyshuar. Ndërkohë që në bashkëpunim me Prokurorinë, po hetohet për të sqaruar edhe rolin e shërbimit të sigurisë private që ka nënshkruar kontratë për sigurinë e kësaj banke.

Dyshohet se pas kryerjes së vjedhjes, autorët janë larguar me një autoveturë Benz 250, me targë 453 AJL06 (ngjyrë e bardhë), pasi në ndjekje e sipër nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur gjetja e këtij mjeti, i braktisur në lagjen “Lef Sallata” (pranë shkollës speciale të prapambetjes së lehtë mendore).

Nga veprimet e kryera për automjetin e dyshuar të përdorur nga autorët në këtë ngjarje rezulton se, është vjedhur në datën 10 korrik, në lagjen “Rilindja” Vlorë, pranë rrugës Transballkanike. Pronari i mjetit e kishte denoncuar atë të vjedhur dhe Policia konfirmoi se e kishte shpallur në kërkim.

Kamerat

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar edhe lëvizjet e dy autorëve të maskuar. Pasi kanë parë momentin kur në rrugë s’ka pasur lëvizje si dhe klientët kanë qenë të paktë, ata kanë hyrë nga pjesa lindore e bankës, nëpërmjet rrugicës mes dy pallateve.

Ata kanë neutralizuar të dy rojet private të kësaj banke dhe janë futur me shpejtësi brenda ku nëpërmjet kërcënimit me armët e zjarrit, i kanë detyruar ata t’u dorëzojnë të gjitha lekët që kishin në gjendje në sportele dhe arkë.

Pamjet e kamerave tregojnë edhe klientët e pakët që janë ndodhur në ato momente, të cilët të tmerruar janë shtrirë në tokë dhe nuk e kanë ngritur kokën fare nga frika, derisa janë larguar grabitësit e armatosur. Këta të fundit e kishin vendosur shumën e parave në një thes plastmasi.

Autorët janë larguar me vrap andej nga erdhën, pra nga rrugica pas bankës, ku një persona tjetër në një automjet tip Mercedes 250, me targa të huaja 453 AJL06, (ngjyrë e bardhë), i ka pritur. Më pas kanë kaluar mes lagjes së vjetër, kanë dalë në rrugën kryesore ku kanë kaluar te xhamia në afërsi të Sheshit të Flamurit.

Kanë hyrë në kundërvajtje për rreth 100 metra dhe më pas janë futur në një prej rrugicave të lagjes “Lef Sallata” ku kanë parkuar makinën para Shkollës Speciale të Prapambetjes Mendore. Aty e kanë braktisur mjetin duke u larguar në këmbë me thesin e parave në dorë.

Kanë qenë banorët e lagjes të cilët njoftuan Policinë për mjetin e braktisur. Pasi dëgjuan lajmin si dhe mjetin e përshkruar nga ana e bluve me të cilin autorët ishin larguar, banorët kanë sinjalizuar se një Benz me këto karakteristika ndodhej në lagjen e tyre.

Policia mbërriti menjëherë në vend dhe nisi hetimin, ndërkohë, nuk ka të dhëna nëse kanë mundur të fiksojnë dot gjurmë të autorëve në mjet apo të jenë gjetur sende të tjera që mund t’i shërbejnë hetimit. Më pas gjithë itinerari i grabitësve është përcaktuar në sajë të kamerave të subjekteve të ndryshme.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img