01,05,2024

Vizituan 45 vendet e Evropës brenda nëntë muajve e gjysmë, shikoni si kaluan në Kosovë e Shqipëri (Video)

Must Read

Global Degree ka publikuar së fundmi një video interesante, në të cilën shfaqen një grup të rinjsh të cilët kanë vizituar 45 vendet e Evropës gjatë një udhëtimi që zgjati hiq më pak se nëntë muaj e gjysmë.

Brenda 215 sekondave të videos, ata janë munduar të fusin momentet më interesante që i kanë përjetuar në këto vende që i kanë vizituar, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtij udhëtimi ata kishin vizituar edhe Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa në video Kosova prezantohet me mikpritjen e ngrohtë siç edhe e do tradita, ku të rinjtë shihen të ulur në sofër të mbushur me specialitete të ndryshme derisa në kokë mbanin plisa.

Në sekuencën tjetër shfaqet ura e vjetër e gurit në Gjakovë, e cila konsiderohet si njëra ndër urat më të vjetra në Ballkan.

Në sekuencën ku prezantohet Shqipëria, shihen një grup fëmijësh duke luajtur pranë piramidës në Tiranë, dhe rininë duke u kënaqur në ambiente të ndryshme. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img