Madje thuhet se Sheshel do të mbajë edhe një fjalim para qytetarëve të Mitrovicës në veri.
Partia Radikale Serbe ka paralajmëruar se tubimi do të fillojë në orën 12:00.
E nëse ndodh që Sheshel të shfaqet në Kosovë, ushtruesi i detyrës i ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se do të arrestohet.
Selimi i ka thënë se tashmë i mbetët organeve të rendit në Kosovë që të veprojnë kundër kalimeve ilegale të njerëzve, në rast se Sheshel tenton të futet në territorin e Republikës së Kosovës.
“Ministria e Punëve të Jashtme nuk e ka lejuar vizitën e tij, tash i takon organeve të rendit të veprojnë kundër kontrabandimit dhe kalimeve ilegale te njerëzve”, ka thënë Selimi përmes telefonit.
The post Vizita e Sheshelit në Kosovë është paralajmëruar për sot appeared first on Lajminet.