23,10,2025

Vizita e delegacioni ferizajas u pasqyrua gjerësisht nga mediat turke

Must Read

Vizita e delegacionit ferizajas në Bursa të Turqisë, zuri vend të veçantë në mediat turke, të cilat gjatë gjithë kohës përcollën aktivitetet e kryetarit Svarqa dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Kështu, A-Gazete, një medium i rëndësishëm në Turqi, i kushtoi vëmendje vizitës, duke e pasqyruar atë në ballinën dhe në brendësinë e saj.

Po ashtu edhe gazeta OLAY dhe media të tjera audiovizuele, shkruan e folën për këtë vizitë. Kryetari Svarqa ishte i ftuar në redaksinë e A-Gazete, për të cilën dha një intervistë të gjatë për zhvillimet në Ferizaj dhe në Kosovë.

Në fund të vizitës delegacioni pati takime edhe me njerëz të shtypit e të kulturës, me ish-funksionarë e politikanë me prejardhje shqiptare, të cilët i kishin vënë fillet e para të komunikimit politik dhe shtetëror të Shqipërisë dhe Turqisë. Në fillim të viteve ’90 ata kishin organizuar takimin e parë në mes liderit të atëhershëm të PD-së Sali Berisha dhe udhëheqësit të shtetit turk Sulejman Demirel.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta atdhetari Rafiz Sejdiu

Ndërron jetë atdhetari i kombit, ish-Eprori i lartë i ZON-ës dhe ish-Kryetari i OVL-UÇK dega në Ferizaj, Rafiz Sejdiu-...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img