11,09,2025

Vizioni kampion në Ligën U16 të femrave

Must Read

Skuadra e vajzave Vizioni nga Ferizaj është kampione në Ligën U16.

Për skuadrën ferizajase ky është titulli i parë, derisa deri te ky sukses vajzat e drejtuara nga trajneri Qerim Shaqiri erdhën me plot meritë, duke e mbyllur këtë edicion të garave me 35 pikë, me 11 fitore, 2 barazime e 1 humbje.

Në ndeshjen e fundit të edicionit Vizioni barazoi me Llapin, 0:0.

Pas përfundimit të ndeshjes medaljet dhe trofeun e kampionit për vajzat e Vizionit i ndanë kryetarja e Komisionit të Futbollit të Femrave dhe njëherësh anëtarja e KE të FFK-së, Vjollcë Krasniqi dhe anëtari i KE të FFK-së, Ilaz Mjaku.


????????????????????????????????????
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img