Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në një intervistë të dhënë për RTK-në ka thënë se, arrestimi i Albin Kurtit është politik. “Ne asnjëherë nuk i kemi ikur drejtësisë, mirëpo jo kur ajo është politike”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic. “Gazi lotsjellës është kundërpërgjigje ndaj vendimit të qeverisë, ku Thaçi e Mustafa po e përmbysnin rendin kushtetues”, tha ai. Ymeri tha se gazi lotsjellës e ka pamundësuar formimin e Zajednicës.