02,05,2024

Visar Azemi: Dy yjet e hendbollit ferizajas, nga sot janë pjesë e shtëpisë sonë politike të LDK-së.

Must Read

Hamdiu dhe Luli në qytetin e Ferizajit nuk kanë nevojë për prezantim, i njohim të gjithë. I njohim për emocionet, gëzimet e fitoret që na i dhuruan qytetit tonë me klubin hendbollistik, krenarinë e qytetit tonë KH. Kastrioti.

Ata që gjithmonë i dhanë shumë qytetit, sot kanë vendosur që përmes angazhimit në LDK, kontributin e tyre për Ferizajin dhe ferizajasit ta avansojnë edhe më tej. Përmes këtij angazhimi ata edhe një herë po e dëshmojnë përkushtimin e tyre për të vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve, tani në një nivel tjetër, atë politik.

Dega jonë në Ferizaj, i ka dyert e hapura për të gjithë ata profesionistë, sportistë, artistë e aktivistë që ndryshimin e shohin përmes LDK-së.

Din e Lul tash ka ardhë koha për fitore të reja.

Na priftë e mbara!”, ka shkruar Visar Azemi, kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img