Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit bën të ditur se prej dy ditësh, Policia Kufitare ka nisur një operacion në shkallë të gjerë në të gjitha plazhet e vendit për bllokimin e të gjitha mjeteve lundruese që janë pa dokumentacion apo që shkelin perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushueseve.
Gjatë dy ditëve në të gjitha plazhet e vendit janë bllokuar 11 mjete ujore, nga këto 1 skaf, 2 gomone e 8 motorë uji. Operacioni vjen në vijim të punës së përditshme të bërë nga Policia Kufitare që nga fillimi i sezonit veror e deri më datën 3 Gusht, ku gjatë kësaj periudhe janë bllokuar edhe 13 mjete të tjera ujore.
.