27,12,2024

Vihet gurthemeli i Sallës së Edukatës Sportive në Balaj.

Must Read

Paraditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani dhe drejtorë tjerë komunal morën pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në fshatin Balaj.
Në një atmosferë festive, ku qindra nxënës bashkë me mësimdhënësit e tyre dhe stafin e shkollës fillore “Pavarësia”, kishin dal për ta pritur të parin e Ferizajt, Agim Aliu u vu gurthemeli i Sallës së Edukatës Fizike në këtë fshat.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu duke uruar kolektivin e shkollës, nxënësit dhe gjithë banorët e fshatit Balaj dhe fshatrave përreth tha se investimi në hapësira sportive mban larg dukurive negative të rinjtë dhe se Ferizaj po shënon rezultate domethënëse në investimet në infrastrukturën shkollore.


“Në vazhdën e investimeve në infrastrukturën arsimore, respektivisht shkollore, ju e dini që ditë më parë ishim në investime që kishin të bënin me dy shkolla, me shkollën e mesme profesionale dhe me shkollën e mesme dhe sigurisht se ishte një emocion i veçantë për faktin se kur ne vëmë gurthemelin në këto dy shkolla, unë takova ish profesorët e mi, ish mësimdhënësit e mi por edhe sot jemi këtu në një vend ku po ashtu kemi dhe ndajmë të njëjtin emocion, jemi duke vu gurthemelin e ndërtimit të sallës së edukatës fizike në fshatin Balaj dhe jemi së bashku këtu me ish mësimdhënësit e mi, ish mësuesin nga klasa e parë e pastaj edhe në ciklin më të lartë dhe sigurisht se është për t’u uruar në radhë të parë këta njerëz, këta mësimdhënës të cilët kanë dhënë shumë mund që ne sot të jemi këtu dhe të bëjmë investime për të ardhmen dhe me këtë rast për të ardhmen unë uroj drejtorin e Arsimit, zotin Llabjani që sot është së bashku me mua së bashku me drejtorët tjerë dhe drejtoreshën e shkollës “Pavarësia” në Balaj për këtë investim të komunës që në fakt është investim për të ardhmen por mbi të gjitha investimi që bëhet sot për sallën e edukatës fizike tregon për synimet tona që kemi për arsimin, sepse dëshirojmë mbi të gjitha të krijojmë një rini të shëndoshë dhe një nxënës i cili nesër do të jetë konkurrent me nxënësit moshatarë të shteteve, respektivisht të kombeve tjera. Ne dëshirojmë që përmes kësaj salle të edukatës fizike dhe përmes sallave të tjera që kemi ndërtuar dhe jemi duke ndërtuar t’i krijojmë këta nxënës që nesër do të jenë hendbollistët e ardhshëm, futbollistët e ardhshëm, volejbollistët e ardhshëm që do ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të denjë. Jemi shumë të sigurt që këta do ta përfaqësojnë më mirë sesa ne në arenën ndërkombëtare dhe kudo që të jenë, sepse do të kenë vazhdueshëm kushte më të mira të punës dhe mësimit, por mbi të gjitha do të kenë vazhdueshëm mbështetjen e përkushtimin tonë. Pra ajo që ne sot punojmë është që vërtet e ardhmja të jetë e sigurt këtu dhe që njerëzit mos të frikësohen nga e ardhmja këtu sepse fakti që ne investojmë në arsim është bazament i sigurt se ne ecim rrugës së duhur. Dhe ky nuk do të jetë investimi i vetëm në Komunën e Ferizajt, por do të jetë një investim që në radhë të parë do t’i shërbej banorëve të këtij lokaliteti por edhe gjithë grykës së Neredimes por do të jetë në dispozicion edhe për qytetarët tjerë sepse ne gjithandej territorit të Komunës së Ferizajt, ku kemi mundësi në hapësira publike do të investojmë në salla të tilla, sepse dëshirojmë që krahas asaj që të kemi nxënës që duan sportin, mbi të gjitha ju e dini përkushtimin tonë, që të shmangim nxënësit tonë, fëmijët tonë nga dukuritë devijante. Shmangia nga dukuritë devijante bëhet me investime të tilla sepse jam shumë i sigurt që nxënësit pastaj kohën që mund ta kenë kaluar diku tjetër, më mirë do ta shfrytëzojnë në sallat e edukatës fizike” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili theksoi gjithashtu se qeverisja e tij ka filluar reformat në arsim të cilat janë gjithëpërfshirëse dhe themeltare për mundësimin e kushteve më të mira të mësimit dhe hapësira të mjaftueshme për nxënësit.

Edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani dha detajet teknike lidhur me këtë projekt duke u shprehur se kjo godinë do ta kompletoj infrastrukturën shkollore dhe përmbush nevojat e kësaj shkolle.
Në anën tjetër, edhe drejtoresha e shkollës fillore “Pavarësia” në Balaj, Safete Tahiri tha se ndërtimi i këtij objekti ka qenë kërkesë e shkollës dhe se me këtë objekt nxënësve të kësaj shkollore por edhe më gjerë po i mundësohet hapësirë më e madhe për të shprehur dhe promovuar talentin e tyre.
Vlera e këtij projekti është rreth 300 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img