11,01,2026

Victoria Nuland sot në Shkup

Must Read

Ndihmës sekretarja shtetërore e SHBA-ve për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Victoria Nuland, sot do ta vizitojë Maqedoninë.

Siç lajmëroi Ambasada e SHBA-ve në Shkup, gjatë vizitës, ajo do të ketë takime me përfaqësues të Qeverisë, funksionarë të partive politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në takime, sipas kumtesës, do të bisedohet për çështjet bilaterale dhe rajonale, përfshirë edhe nevojën për zgjidhje të krizës rrjedhëse politike, mbështetjen për punën e Prokurorisë speciale publike, si dhe krijimin e kushteve për zgjedhje kredibile.

Vizita e Viktoria Nuland në Maqedoni është në kuadër të turneut të saj nëpër disa vende të rajonit, ku janë përfshirë edhe Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Qiproja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img