16,10,2024

Vetëvritet presidenti i kompanisë së karburanteve “Jet Oil”

Must Read
Vetevrasje, ilustrim

 

NOA raporton se Policia e Shtetit të Greqisë konfirmoi se Mamidakis, 84 vjeç, është gjetur në shtëpinë e tij i vdekur me një plumb në kokë. Pranë tij është gjetur edhe arma, me të cilën dyshohet se ka vrarë veten.

Pak ditë më parë kompania “Jet Oil”, kishte paraqitur një kërkesë për t’u përfshirë në nenin 99 të kodit të falimentimit, për t’u mbrojtur nga kreditorët.

Kompania e cila punësonte 200 nëpunës, po ballafaqohej me probleme serioze të likuiditetit dhe nuk mund të paguante shumë prej furnizuesve, të cilëve u detyrohej mbi 320 milionë euro që prej vitit 2014. Që nga ky vit ajo ka mbyllur shumë pika karburanti në Athinë, Peloponez dhe Kretë.

Kompania “Mamidoil Jetoil” është krijuar në fillim të viteve ’60. Ajo kontrollonte mbi 600 pika furnizimi me karburant dhe zotëronte pikën më të madhe depozituese në Ballkan, me anë të së cilës furnizonte të gjithë Greqinë e veriut, por edhe disa shtete të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë dhe Bullgarinë.

Kompania ka 33 autobote me rimorkio për furnizim me karburant, si dhe 7 anije të vogla cisternë për furnizimin e ishujve grekë, apo anijeve të kompanive kliente të saj në detin Egje.

“Jet Oil” është kompania e dytë “viktimë” e krizës ekonomike, që depoziton kërkesën për falimentim dhe mbrojtje nga kreditorët në Greqi, pas kolosit të supermarketeve “Marinopoulos”, borxhet e të cilit shkojnë në qindra milionë euro.

 

 

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img