19,12,2024

Vetëvendosje pranon t’ia japë postin e Presidentit LDK’së, por i do 7 ministri për vete

Must Read

Negociatat ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së që po zhvillohen sot në përpjekje për të arritur marrëveshjen për krijimin e Qeverisë së re, janë komplikuar pak.

Burime të Gazetës Express kanë bërë me dije se Vetëvendsosje i është përgjigjur kërkesës së LDK’së për postin e Presidentit me një kundërkesë- i do 7 ministri për vete, 3 është e gatshme t’ia japë asaj bashkë me zotimin se në të ardhmen do ta kenë edhe postin e Presidentit.

Në anën tjetër LDK është kundërpërgjigjur që ndarja e ministrive të bëhet 5 me 5 pasi posti i presidentit është vetëm zotim .

VV’së dhe LDK’së ndërkaq u ka ecur mirë puna e harmonizimit të programit.

Të dy palët kanë thënë se këtë e kanë bërë 100 përqind. Po ashtu posti i kryeparlamentarit do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës./GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img