13,11,2024

Vetëvendosje nga shteti që “nuk e njeh” merr gati 1 milion euro ‘para të thata’

Must Read

Ky skandal bëri që të ketë reagime të shumta gjithandej vendit.

Analistët kosovarë “gozhduan” Visar Ymerin dhe Donika Kadajn për këtë gjest tejet skandaloz, shkruan lajmi.net.

Për Donika Kadajn dolën fotografi dhe video kur ajo nderonte himnin dhe flamurin e Kosovës derisa ishte në AAK.

Për Visar Ymerin dolën fotografi nga takimi me zyrtarë të BE-së ku ai e kishte të vendosur përpara flamurin e Kosovës.

Adriatik Kelmendi, gazetar dhe analist, shkroi nder tjerash në facebook se njerëzit e Vetëvendosjes i marrin pagat e shtetit të Kosovës, por shtetin nuk e njohin dhe nuk e respektojnë.

Me një kërkim të vogël del Lëvizja Vetëvendosje brenda vitit nga buxheti i Kosovës merr mbi 560 mijë euro. Këto janë parë që ndahen nga fondi 4 milionësh i Buxhetit të Kosovës për mbështetjen e partive politike.

Jo vetëm kaq, deputetët e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës brenda vitit marrin më shumë se 300 mijë euro paga dhe meditje. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën në rajonin e Ferizajt

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 13.11.2024 do të kryhen punime të domosdoshme...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img