17,11,2024

Vetëvendosje kërkon hetime për ndërtimet në Ferizaj

Must Read

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Komuna e Ferizajt  ta hetojë një ndërtim në rrugën ”Madeleine Albright”.

Ai ka nxitur edhe reagimin e banorëve. Objekti është ndërtuar afër një ndërtese kolektive duke bllokuar dritaret e shtëpive afër, shkruan sot Koha Ditore.

Xhevat Sallahu, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se komuna duhet t’i hetojë të gjitha ndërtimet pa leje, të cilat nuk i plotësojnë kriteret dhe ligjet në fuqi.

Sipas tij, objekti në rrugën ”Madeleine Albright”, i cili ka ngritur reagime të shumta, duhet të rrënohej me urgjencë derisa po e vështirëson jetesën e banorëve përreth. “Objektet pa leje gjithnjë paraqesin rrezik permanent për qytetaret që jetojnë e veprojnë në qytetin tonë.

Ndërkaq objekti në rrugën ”Madeleine Albright” paraqet shqetësime të mëdha dhe pasoja për të ardhmen, sepse përveçse nuk ka leje për ndërtim, ky objekt po i pengon edhe dritaret dhe ndriçimin e objektit tjetër afër tij, prandaj si është e mundur të ndërtohej një ndërtesë pa e hetuar organet kompetente se a ka leje të urbanizmit.

Për këtë temë, në një intervistë për Televizionin Tema  është prononcuar drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu, i cili tha se këtu vërehet papërgjegjësia e firmave ndërtuese, por edhe neglizhenca e vetë institucioneve.

“Është ky prej rasteve më të rënda kur objektin në vend pa leje, jo komplet prona në emër të tij, e ngjet dhe fillon me punu duke tentu edhe me ia mbyll dritaret e ndërtesës e cila është me leje dhe me kushte urbanistike në kohën kur i ka marrë. Normalisht me palët jam takuar dhe në kuptimin administrativ ligjor janë kryer të gjitha procedurat, objekti që po ndërtohet atje duhet të rrënohet edhe nëse e ka pronën përmbi vete, edhe nëse konkurron për leje aty është e pamundur të ndërtohet një ndërtesë e tillë sepse nuk ka hapësirë”, tha Lulzim Aliu në një intervistë për Tv Tema.

E, derisa drejtori i Urbanizmit e pranon se kjo ndërtesë duhet të rrënohet, ai po ashtu tregoi arsyen pse deri më tani ekzekutivi nuk e rrënoi atë. Lulzim Aliu flet për disa kompetenca të përziera brenda komunës.

“E kemi lutur pronarin që ta rrënoj vetë objektin, nuk e ka rrënuar edhe ne tash do ta shohim masën që do ta marrim. Tash e tre muaj s’ka punuar, por megjithatë ajo që është punuar deri më tani gjithsesi duhet të rrënohet. Unë mendoj se Drejtoria e Urbanizmit e ka kryer punën e vetë në momentin që s’ka lëshuar leje, ajo duhet të rrënohet, nëse pritet tash veç urdhëri im si drejtor natyrisht që do ta bëj, sepse edhe inspektorët nuk i kam në kuadër të drejtorisë, ata tashmë janë në kuadër të zyrës së kabinetit, por kjo natyrisht nuk na arsyeton ne mos me vepru bashkërisht për këtë çështje. Nëse kemi të drejtë që me ftu kompaninë që deri më tani e ka pasur përgjegjësinë për t’i rrënuar objektet pa leje, ky objekt shumë shpejt do të rrënohet”, tha Lulzim Aliu.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img