Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, edhe njëherë ka ngritur shqetësimin e banorëve të fshatit Mirosalë, për ndotjen e ambientit nga fabrika për përpunimin e gomave e cila ndodhet në atë fshat. Sipas përfaqësuesve të kësaj lëvizje, edhe pse është ngritur disa herë kjo çështje, ende askush nga organet komunale e qendrore nuk ka reaguar për këtë problem. Madje sipas tyre pushteti lokal e qëndor, kur është fjala për prerje të shiritave bëhet bashkë ndërsa për problemin që kanë banorët e fshatit Mirosalë, ata përgjegjësinë e bartin tek njëri tjetri.
Fazli Shabani nga kjo lëvizje, tha se kësaj fabrike i ka skaduar leja për operim, andaj edhe nuk duhet që të kontraktohet askush për matjen e ndotjes së ajrit por ajo fabrikë duhet të mbyllet.
Lëvizja Vetëvendosje tha se nëse edhe më tej nuk ndërmerren masa nga organet kompetente, do të organizojnë protestë dhe do të ngritin padi për këtë çështje.