13,10,2024

Vetëvendosje dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj ndërtesës së Kuvendit

Must Read

Lëvizja Vetëvendosje ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke thënë se aktet e tilla janë të papranueshme.

“Lëvizja Vetëvendosje dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i bënë thirrje organeve të sigurisë që të merren seriozisht me zbardhjen e këtij rasti. Megjithëse janë dhënë shumë pak informacione rreth rastit, ne konsiderojmë që nuk mund të këtë motiv që do të justifikonte aktet e tilla”, thotë VV përmes një komunikate për media.

Vetëvendosje më tutje shton se aktet e tilla të papranueshme nuk i bëjnë mirë kurrfarë kauze.

“Ne ftojmë këdo që është kundër rrjedhave politike të vendit tonë të bashkohet në protestat paqësore, qytetare dhe publike sepse vetëm përmes aktiviteteve të tilla do të mund ta ndryshojmë gjendjen në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img