28,11,2024

Veterani i UÇK-së kërkon ndihmë për shërimin e vajzës, thotë se shteti e refuzoi shtatë herë kërkesën e tij

Must Read

Ish-ushtari i UÇK-së, Muhamed Kuka ka deklaruar se është refuzuar shtatë herë rresht nga Qeveria e Kosovës aty ku ai ka mbajtur shpresën për ta ndihmuar financiarisht që të mjekojë vajzën e tij.

70-vjeçari nga Ferizaj i cili ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftë, kohëve të fundit ka bërë të ditur se vajza e tij, Pranvera Kuka është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë e cila mund të mjekohet jashtë vendit.

“Unë vajzën e kam shumë keq. Vështirë është për mua, dashtë zoti e më ndihmon populli. Tash e kam pasur në Tiranë (vajzën) dhe prap më duhet ta çoi. Unë me qet rrogë s’muj me jetu”, ka thënë Kukaj për Gazetën Blic.

Ai ka treguar se grupi i parë nga batalioni “Atlantiku” pjesë e të cilit kishte qenë gjatë luftës vet Kuka, i kanë ndihmuar që vajza të nisë trajtimin mjekësorë me çka tregon se ka arritur sadopak të parandalojë përhapjen e sëmundjes derisa shton që si shpresë të vetme tashmë ka ndihmën që mund të vije nga populli.

“Më kanë ndihmuar grupi i parë më ka ndihmuar batalioni i Atlantikut që vajza ta parandaloj sëmundjen, por tash ta shoh, besoj se populli do të më ndihmoj që ta shpëtoj çikën. Unë i kam 70 vjet prej meje nuk pritet më asgjë, por dashtë Zoti që çika të më shërohet. Mua, qeveria nuk më ka ndihmuar – shtatë herë më ka refuzuar atëherë kur kërkoja ndihmë. Ramushi më ka ndihmuar, por ato nuk mjaftojnë se shërimi i saj kushton shumë,  terapitë e saja kushtojnë shtrenjtë,” – ka thënë Kuka.

Ai tashmë ka hapur një llogari bankare me çka kërkon fonde për të mundur t’i mbulojë terapitë e vajzës së tij të cilat thotë se me pagën që merr nuk ka aspak mundësi t’i mbulojë.

Të gjithë ata që shprehin dëshirën që t’i ndihmojnë financiarisht Kukës, këtë mund ta bëjnë me anë të llogarisë në Raiffeisen Bank:

Llogaria: 1504001002610406

Në emër të: MUHAMED KUKA

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img