18,04,2024

Veteranët e luftës nga Kaçaniku dhe Hani i Elezit paralajmërojnë protestë

Must Read

kosova-ka-16-mij-euml-veteran-euml-t-euml-u-ccedil-k-s-euml-video-hd

Veteranët e luftës nga komuna e Hanit të Elezit dhe Kaçanikut kanë paralajmëruar protestë në rast se merret vendimi për zvogëlimin e pensioneve të kësaj kategorie.

Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës nga këto komuna , Jeton Kuçi përmes telefonit tha për KosovaPress se nëse pensionet nuk merren në shumën prej 170 euro, atëherë do të protestohet duke i bllokuar rrugët dhe hekurudhën që lidhë Kosovën me Maqedoninë.

‘Nëse është e vërtetë paralajmërimi për zvogëlimin e pensioneve të veteranëve ne do ët dalim në demonstratë të dhunshme, do t’i bllokojmë rrugët dhe hekurudhën që lidhet me Maqedoni. Në momentin që preken pensionet, nëse në këtë muaj nuk i marrim ashtu siç është 170 euro pensioni, pa datë të caktuar do të dalim t’i bllokojmë rrugët, nuk do të caktojmë datë’, tha Kuçi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img