29,04,2024

Vetëm shtatë veta aplikojnë për legalizime në Shtime

Must Read

20160127101302463646

Qytetarët e Komunës së Shtimes vazhdojnë ta shpërfillin procesin e legalizimit të objekteve pa leje me arsyetim se çmimet dhe taksat komunale janë të larta dhe të papërballueshme, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër, kjo komunë prej afro 2 vjetësh ka bërë të gjitha përgatitjet për procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, mirëpo deri tashti kanë aplikuar vetëm 7 qytetarë.

Komuna ka bërë listën e projekteve në të cilën figurojnë gjithsej 9 mijë e 975 objekte, prej tyre vetëm 597 objekte janë të pajisura me leje ndërtimore.

Procesi i legalizimit e ka bazën juridike në Ligjin e trajtimit të ndërtimeve pa leje nr. 04/L-188 dhe Udhëzimin administrativ nr. 18/2014 për kërkesat themelore të sigurisë për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Prandaj, ky ligj pati hyrë në fuqi më 5 shkurt 2014 dhe do të shfuqizohet më 5 shkurt të vitit 2017

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img