Kështu ai nuk do të merr pjesë nesër në konferencën ndërqeveritare BE-Serbi.
Ky vendim i Vuçiqit vije pasi që Kroacia ka paralajmëruar bllokimin e negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE, transmeton lajmi.net.
Kroacia ka thënë se do ta bllokojë hapjen e kapitullit të 26-të të negociatave të Serbisë me BE-në, pasi që ky shtet nuk i respekton pakicat dhe nuk e njeh gjuhën e tyre zyrtarisht.
“Nuk e kam fshehur pakënaqësinë dhe pikëllimin që Serbia për shkak të sjelljes së ndonjërit anëtar të BE-së, veçanërisht Kroacisë. Pasi që jam i përgjegjshëm dhe puna ime ka të bëjë me kujdesin e Republikës së Serbisë, sonte nuk do të jap deklarata tjera”, ka thënë ai, duke dalë nga ndërtesa e Këshillit të BE-së.
Më herët sot, Vuçiq i është kërcënuar Kroacisë me fjalët se “tash do të flasim ndryshe”. /Lajmi.net/
.