24,12,2025

Vetaksident në Sojevë të Ferizajt, dy të lënduar

Must Read

Pasditen e së dielës një aksident trafiku ka ndodhur në Sojevë të Ferizajt.

Zëdhënësi i policisë  për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se një veturë me targa vendore që ka qenë në lëvizje ka dalë jashtë rrugës.

“Ju njoftojmë se, sot rreth orës: 14:00 në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë në lëvizje, me targa vendore ka dalur jashtë rrugës”.

Ai shtoi se me këtë rast dy persona janë lënduar.

“Veç dëmeve të shkaktuara materiale në veturë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. “, tha Veseli.

Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin,

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sportisti ferizajas diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img