29,04,2024

Veseli: Vendi ynë ka nevojë për ndryshime

Must Read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas nënshkrimit të një Memorandumi me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar që i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve dhe agjencive të pavarura tha se vendi ynë ka nevojë për ndryshime.

Ai tha se ky është moment kthese dhe vendim i jashtëzakonshëm në dobi të transparencës.

Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:

“Sot, pas një viti angazhim, nënshkruam një Memorandum, tejet të rëndësishëm, që i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve dhe agjencive të pavarura me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar. Vendi ynë ka nevojë për ndryshime. Vendosmëria jonë sjell rezultate që presin qytetarët, profesionalizmin, përmirësimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve. Ky është moment kthese, vendim i jashtëzakonshëm në dobi të transparencës dhe zhvillimit ekonomik”./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img