27,11,2024

Veseli: Stadiumi Kombëtar i Kosovës do të jetë më moderni në rajon

Must Read
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci vizituan lokacionin ku do të ndërtohet Stadiumi Kombëtar i Kosovës.

Ministri Gashi njoftoi se MKRS-ja ka zhvilluar procedurat për përzgjedhjen e kompanive për fizibilitet. Ministri tregoi se janë përzgjedhur gjashtë kompani në rrethin e ngushtë dhe do të merren me këtë proces.

“19 kompani prestigjioze që kanë hartuar projekte të stadiumeve ndërkombëtare kanë konkurruar, janë kompani me renome dhe është një fat i mirë që në thirrjen tonë për hartim të projektit kemi pasur kompani të këtilla”, ka shpjeguar ministri.

Në anën tjetër, Kadri Veseli ka thënë se vitin e ardhshëm, në këtë lokacion pritet të fillojë ndërtimi i Stadiumit Kombëtar.

“Ky kompleks sportiv do të jetë nga më modernët në rajon. Do të investojmë në ngritjen e infrastrukturës sportive gjithandej Kosovës, në mënyrë që rinia jonë e talentuar të ketë kushte më të mira dhe me sukseset e saj ta bëjë krenar shtetin tonë”, ka thënë Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img