Lajme

Veseli premton se do të punojë për të ruajtur dhe ndërtuar partneritetin me partitë e tjera

By FerizajPress

April 22, 2016

Duke shpalosur pikat e programit të tij politik, pretendenti kryesor për të marrë nën udhëheqje PDK-në, Kadri Veseli, ka thënë se do të punojë që të ruhet dhe ndërtohet partneriteti me partitë e tjera politike, që kanë synimin e njëjtë edhe pse ndoshta do të ndryshojë pak programi i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Disa qytetarë të Kosovës janë të majtë e disa të djathtë, por shumica e duan Kosovën në Evropë, shumica e duan Kosovën në NATO. Dhe këtë dëshirë të anëtarëve të PDK-së dhe qytetarëve të Kosovës do ta shndërrojë në prioritet”, ka thënë Veseli.