12,07,2025

Veseli: Opozita nuk po lejon debate

Must Read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në replikën e tij ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se deputetët e opozitës nuk po lejon debate në Kuvend.

Ymeri akuzoi Veselin dhe Presidentin Hashim Thaçi se për interesat e tyre personale po lejojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, derisa Veseli ka i është kundërpërgjigjur se udhëheqësit e shtetit nuk janë nënshtruar në asnjë formë.

“Nuk e hapa çështjen e demarkacionit. Nuk ka formë me të cilën jemi nënshtruar. Ju si kolegë nuk po lejoni as të bisedoni. Ju nuk e dini as cili është mendimi ynë. Ju nuk e dini as se cili është vendimi ynë. Është mirë që të na lejoni të flasim. Ti së bashku me kolegët nuk mund të na ndalni. As me zor nuk mund të na ndalni. Jemi zgjedhur sikurse ju. A ka mundësi që një herë në Kuvend të flasim lirshëm për çështjen e demarkacionit. Nuk është korrekte nga ju”, ka thënë Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img