05,02,2025

Veseli mori pjesë në vënien e gurthemelit të objektit social në Stantërg (Foto)

Must Read

veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marr pjesë sot në vënien e gurthemelit të objektit social në Stantërg të Mitrovicës.

Duke uruar qytetarët për objektin e ri të banimit, Veseli e konsideroi ndërtimin e tij shenjë të përkujdesjes shtetërore ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Ju sot duhet të ndiheni mirë dhe të jeni krenarë. Kjo është edhe një dëshmi se shteti është gjithherë pranë jush dhe përkujdeset për të gjithë qytetarët e tij, në çdo cep të territorit”, theksoi Veseli.

Ndërsa banorët falënderuan përzemërsisht kreun e Kuvendit për angazhimin e tij të sinqertë dhe premtimin e mbajtur, për ndërtimin e objektit banesor për familjet e tyre, të cilat deri tani kanë jetuar në kushte të rënda.

Ndërtimi i këtij objekti ishte premtim i kryeparlamentarit Veseli, bërë banorëve të Qendrës kolektive në Stantërg, gjatë vizitës së realizuar në vitin e kaluar.v1 v2 v3 v4

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarr në një fabrikë në Ferizaj

Një incident zjarr ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në fshatin Bibaj të Ferizajt. Aty një fabrikë është përfshirë nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img