28,03,2024

Veseli: Jemi të hapur për Ramushin

Must Read

Kryesia-e-Kuvendit-Kadri-Veseli_4-650x358

Kadri Veseli thotë se PDK-ja është në koalicion me LDK-në, por në princip janë të hapur ndaj të gjitha formulave të bashkëqeverisjes, siç thotë ai, që dëshmojnë se janë në shërbim të konsolidimit dhe ecjes përpara të Republikës së Kosovës.

Veseli nuk e hedh poshtë mundësinë që në të ardhmen partner i koaliconit me PDK-në të jetë partia e Ramush Haradinajt, ndonëse, sipas tij, me LDK-në janë në koalicion deri në qershor 2018.

“Në princip, jemi të hapur ndaj të gjitha formulave të bashkëqeverisjes, të cilat dëshmojnë se janë në shërbim të konsolidimit dhe ecjes përpara të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Veseli gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se sistemi politik në Kosovë e bën të pashmangshëm bashkëpunimin ndërpartiak dhe kjo është pozitive në demokracinë e re, sepse, siç thotë ai, bashkëpunimi, kompromisi, ndarja e përgjegjësive, qoftë në një koalicion, qoftë në role të ndara pozitë-opozitë, janë vetë fryma e demokracisë.

Ai thotë se do t’i ftojë liderët e partive opozitare në dialog, sepse, sipas tij, vetëm dialogu është mjeti me të cilin do të dilet nga kriza. /Zëri

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img