Këtij vendi ia kanë mësyrë i madh e i vogël. Por nuk mungojnë as politikanët kosovarë. Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili ka shkuar për ta parë nga afër këtë ndeshje, thotë se beson në fitoren e përfaqësueses kosovare dhe se ky ekip së shpejti do ta ketë edhe stadiumin e vetë.
“ Në Shkodër po ndjehemi si në shtëpinë tonë, faleminderit Shkodrës për këtë mikpritje. Kjo është një atmosferë shumë festive”, tha Veseli.
Veseli ka kërkuar nga futbollistët kosovarë që sonte ta bëjnë popullin e Kosovës krenarë dhe u shpreh i sigurt se sonte Kosova do të ketë fitore./Lajmi.net
.