18,11,2024

Veseli: E mbështeta kryeministrin për taksën, sepse besoj që ka një plan

Must Read

Kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se qeveria e Kosovës ka mbështetjen e tij të plotë për taksën 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake.

Deri te ky veprim ai thotë se nuk erdhi vetëm për shkak të dështimit në Interpol, por pas një varg veprimesh të ngjashme nga ana e Beogradit zyrtar.

“Javët e fundit kryeministri i Republikës disa herë ka kërkuar këshillë nga unë për ngritjen e tarifës dhe unë e kam mbështetur atë sepse është e drejtë legjitime’, tha Veseli në Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

“Nuk duam të shesim populizëm por për faktin se jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe duam të respektohemi ashtu si i respektojmë të tjerët’, shtoi Veseli.

‘Haradinaj propozoi taksën prej 30 për qind, unë i thash ta bëjmë 100 për qind.

E mbështeta kryeministrin për taksën, sepse besoj që ka një plan”, shpjegoi Veseli.

Veseli nuk e kupton as reagimin e BE’së që po kërkon heqjen e taksës.

“E zhgënjyer nuk e kuptova pse duhet të jetë BE. Ndoshta e dëshpëruar, pasi BE i di mirë veprimet e Serbisë”, tha kryetari i PDK’së.

Ai thotë se taksa nuk do të hiqet pasi sipas tij kjo ka të bëjë ‘me reputacionin e shtetit’.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img