14,11,2025

Veseli dhe Murati, flasin për zhvillimet aktuale në vend

Must Read

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot, ka takuar Valon Muratin dhe drejtuesit tjerë të Lëvizjes për Bashkim (LB), me të cilët diskutoi për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.

Kryetari Veseli theksoi se në vend dhe në skenën politike, janë duke ndodhur zhvillime pozitive por ka edhe sfida dhe me këtë rast falënderoi partnerin e koalicionit, “Lëvizja për Bashkim”, për kontributin e dhënë duke e cilësuar si shumë të suksesshëm.

“Angazhimi ynë i përbashkët është forcimi i shtetësisë në përmbushjen e prioriteteve nacionale si rritja e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e shtetit ligjor dhe realizimin e procesit integrues euro-atlantik”.

Ndërsa, Valon Murati, duke folur për situatën politike në vend, elaboroi planin e LB-së, të prezantuar në publik kohë më parë, për parandalimin e krizave politike në të ardhmen.

“Plani përbëhet prej dy shtyllave: Reformës së thellë zgjedhore ku do të duhej të arrihej konsensus rreth mënyrës së zgjedhjes së presidentit, formës së listave, rritja e mundësive për votimin e diasporës etj, si dhe instalimin e tryezës së liderëve në të cilën do të diskutohej për çështje me interes nacional”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img