03,05,2024

Versioni i plakut dhe biznesmenit për rrënimin e shtëpisë në Ferizaj (VIDEO)

Must Read

Netët shpesh po i kalon në pikë ndalese të trenit.

Kjo pasi ka nëntë ditë që kur 73 vjeçarit, Mustafë Ramadani nga Ferizaj, iu rrënua shtëpia ku jetoi për 20 vjet, e që ishte në pronësi të ndërmarrjes “Infrakos”.

Ky i moshuar ende po vazhdon të flejë gjetkë, edhe pse nga biznesmeni që i rrënoi shtëpinë i është ndërtuar një e re, njofton Klan Kosova.

Por kjo këtij nuk po i pëlqen.

Ky thotë se shtëpia iu rrënua nga një biznesmen ferizajas, i njohur si Ekrem Bibaj, pa asnjë paralajmërim.

 Vet Ekrem Hyseni që e ka marrë me qira nga “Infrakos” këtë pronë edhe pse nuk dëshiron të flasë para kamere bënë me dije se me Ramadanin ka pasur marrëveshje edhe me shkrim për ta liruar  pronën.

Hyseni po ashtu thotë, se 73 vjeçarit edhe i ka ndërtuar shtëpi, e i ka ofruar një pension mujor prej 100 eurosh, në këmbim të lirimit të kësaj prone, por që Ramadani e ka shantazhuar atë me një grup personash dhe e ka shkelur ujdinë që kishin bërë.

Të plotë më poshtë mund ta ndiqni kronikën e gazetares Donika Lamaxhema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img