17,05,2024

Vendoset pllaka përkujtimore në Shpellën e Lakuriqëve në Topillë të Shtimes, hapet ekspozitë me motive nga lufta e UÇK-së

Must Read

Vendoset pllaka përkujtimore në Shpellën e Lakuriqëve në Topillë të Shtimes si dhe mbahet ekspozitë me motive nga lufta e UÇK-së në pikën 6 të Parkut Memorial në Jezerc

Java e shëndetësisë ferizajase vazhdoi me aktivitete të shumta gjatë ditës së sotme. Ecja shtigjeve të lirisë, vendosja e pllakës përkujtimore tek Shpella e Lakuriqëve në Topillë të Shtimes dhe ekspozita me motive nga lufta e UÇK-së tek Pika 6 e Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc, ishin aktivitetet që shënuan një pjesë qendrore të organizimit të DSHMS-së.

Në këto aktivitete morën pjesë qindra punonjës shëndetësor, prirë nga Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, deputeti Elmi Reçica, drejtori i DSHMS-së, Kemajl Emini si dhe menaxhmentet e punonjësit e institucioneve shëndetësore në Ferizaj.

Në këto aktivitete u evokuan kujtimet nga lufta për çlirim e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, funksionimi i Spitalit Shpellë në Topillë të Shtimes ku u vendos një pllakë përkujtimore si dhe u vlerësua e nderua lartë kontributi i mjekëve të luftës në luftën tonë për çlirim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img