22,12,2025

Vendoset pika e tretë e kontrollit policor për mbrojtjen e pyjeve

Must Read

Ferizaj. 18.10.2018. Vendosmëria e të parit të Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami për mbrojtjen e pyjeve po jep rezultate domethënëse në terren. Ky model i kujdesit ndaj natyrës po tregohet efikas edhe me bashkëpunimin me Policinë e Kosovës në vendosjen e pikave të ndalimit-kontrollit policor në rrugët që çojnë në viset malore në territorin e Ferizajt.

Deri më tani, Komuna e Ferizajt ka vendosur dy pika kontrolli policor, kurse së fundi është funksionalizuar edhe pika e tretë e kontrollit në fshatin Burrnik. E gjitha kjo është realizuar pasi që nga analiza e bërë nga zyrtarët e drejtorisë së bujqësisë ka rezultuar se kjo masë ka reduktuar në mënyrë drastike prerjen ilegale të pyjeve në territorin e Ferizajt.

Ndërkohë edhe mbetjet e masave drusore në pyjet e Ferizajt, janë lejuar nga Agjencioni Kosovar i Pyjeve për shfrytëzim në dobi të interesit publik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img