03,05,2024

Vendoset gurthemeli i skreningut shëndetësor

Must Read

Ferizaj.16.10.2017. Gjatë ditës së hënën pranë objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, është vendosur gurthemeli i skreningut shëndetësor, objekt ky që parashihet të shërbeje për preventiva shëndetësore.

Vendosjen e këtij gurthemli e bëri numri një i shëndetësisë ferizajase, Dr. Burim Karameta, i shoqëruar nga drejtoresha e QKMF-së Dr. Ibadete Buclaiu si dhe bashkëpunëtore të tjerë.

Me këtë rast drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Burim Karameta, tha se ky objekt i ka munguar qytetit të Ferizajt, ndërsa nevojat për të kanë qenë shumë të mëdha. Ai tha se në këtë objekt do të bëhen të gjitha ekzaminimet dhe është rast i veçante në nivel nacional, që për here të parë po ndërtohet një objekt i tillë në qytetin e Ferizajt, ndërsa në kuadër të saj do të kryhet edhe papatesi për të gjitha femrat ferizajase.

“Kjo është njëra ndër objektivat më të rëndësishme që po realizojmë sot në shëndetësinë ferizajase, njëra ndër objektiva kryesore ka qenë preventiva, kujdesi për shëndetin e nënave tona, motrave tona, grave tona. Ne sot po bëjmë këtu gurthemelin e një objekti në të cilin do të akomodohet papatesti, ku aparaturën tashmë e kemi si aset në shëndetësinë tonë, në objektet e QKMF-së, dhe tani sa të përfundoje ky objekt do të angazhohet edhe patologu dhe gjinekologu, dhe do të bëhet trajtimi dhe ekzaminimi gjithashtu edhe identifikimi i hershëm eventual i karcinomës së qafës së mitrës, e cila së bashku me karcinomën e gjirtit janë dy shkaktaret më të mëdhenj në botë që po marrin jetën e gjinisë femërore”, ka thënë drejtori dr. Karameta.

E nga ana tjetër edhe drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizajt, dr. Ibadete Bucaliu, tha se të gjitha femrat që nga mosha 22 vjeçare, duhet ti nënshtrohen kësaj metode për identifikimin e hershëm të shenjave të kancerit në qafen e mitrës.

U bë e ditur se ky objekt do të përfundohet brenda këtij viti dhe menjëherë do të fillojë edhe punën e saj. Vlera e këtij projekti kap shumën 23 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img