27,04,2024

Vendoset gurthemeli i shtatores së ish-kryeministrit britanik, Blair

Must Read

Sot me rastin e shënimit të 25-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, është vendosur gurthemeli i bazës së shtatores së ish-Kryeministrit Britanik, Tony Blair në Sheshin “Tony Blair” në Ferizaj.

Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair” ka shënuar këtë ditë me nisjen simbolike të gurthemelit të bazamentit të shtatores, ashtu siç nisën edhe bombardimet, pasi ky njeri e mbajti fjalën e dhënë!
Në këtë ceremoni të vendosjes së gurthemelit morën përveç anëtarëve të Fondacionit “Ne kujtojmë Tony Blair” , kryetari i Ferizajt Agim Aliu, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të KFOR-it amerikan dhe shumë qytetarë.

Me këtë rast kryetari i Ferizajt Agim Aliu tha se , 24 Mars 1999 është data kur përfundimisht e përgjithmonë, Kosova mori kthesën drejt lirisë për të cilën u luftua me shekuj,

“24 Mars 1999 është data kur përfundimisht e përgjithmonë, Kosova mori kthesën drejt lirisë për të cilën u luftua me shekuj, u sakrifikuan breza, ranë dëshmorë e martirë përgjatë historisë bijtë e bijat më të shtrenjtë të popullit shqiptar, kulmuar me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – emblemës së krenarisë kombëtare dhe bombardimet e NATO-së ndaj caqeve ushtarake-policore serbe, që shembën përgjithmonë ngrehinën gjenocidale serbe mbi Kosovën.Bota lëvizi më 24 Mars 1999, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, shtetet anëtare të NATO-së e ku sot, në këtë përvjetor të 25-të të bombardimeve të NATO-së, në Ferizaj vumë gurthemelin, ku pak muaj më pas, në qershorin e çlirimit, nën organizimin e Fondacionit “Ne kujtojmë Tony Blair” do të ngritet shtatorja e ish Kryeministrit britanik, Tony Blair në sheshin me emrin e tij, për t’i qëndruar epokave si shenjë falënderimi e mirënjohje për kontributin e tij në lirinë e Kosovës!Mirënjohës sa të jetë jeta, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, shteteve anëtare të NATO-së, që më 24 mars 1999, ishin krahu nga ajri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin e Kosovës. Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!” tha Aliu.

Ndërsa Bashkim Fazliu në emër të Fondacionit “Ne kujtojmë Tony Blair” ka falënderuar të gjithë akterët që kontribuan në Çlirimin e Kosovës, Presidentin Bill Clinton, Tony Blair, NATO-n dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtar.
Fazliu tha se vendi ku do të vendoset shtatorja e Tony Blair ka edhe simbolikën e vet pasi gjendet mes sheshit “Dëshmorët e Kombit” që dhanë jetën për çlirimin e Kosovs dhe rrugës “12 Qershori” dita kur u Çlirua Kosova me ndihmën e NATOS dhe miqve tanë.
Shtatorja e Tony Bëair pritet të përurohet më 12 Qershor, në ditën e Çlirimit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img