28,04,2024

Vende të reja të punës për qytetarët ferizajas

Must Read

Komuna e Ferizajt dhe kompania “Aldi Copan” kanë nënshkruar të mërkurën një kontratë, në bazë të së cilës, komuna, kësaj të fundit i ka dhënë në shfrytëzim pronën komunale në Babush, për vendosjen e kapaciteteve të saja prodhuese. Bëhet e ditur se vlera investive e kësaj kompanie do të arrijë shumën e 2.1 milion eurove, ndërsa me këtë u tha serë do të hapën mundësitë edhe për hapjen edhe të 80 vendeve të reja të punës.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje me këtë kompani, i pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se kjo kompani i ka përmbushur të gjitha kushtet për të qenë përfituese e pronës komunale. Madje ka shtuar se kapacitetet e saja prodhuese do të orientohen në prodhimin e fasadës strukturale, një produkt i cili deri më tani është siguruar nga importi.

14958936_10209071668167187_398500757_o

“Ky produkt deri më tani në vendin tonë është siguruar nga prodhuesit e huaj, në të shumtën e rasteve nga tregu i Turkisë, Kinës etj, ndërkaq tanimë po vendosim bazat e një zhvillim të biznesit me këtë veprimtari të rrallë por shumë dobiprurëse e cila sigurisht do të jetë konkurrente në baza të planit të biznesit edhe për tregun e rajonit edhe më gjerë, ndoshta edhe për shtetet e zhvilluara të Evropës perëndimore, meqë kemi të bëjmë me një investim prej 2,1milion eurove i cili do të filloi pas nënshkrimit të kësaj kontrate dhe i cili do të monitorohet në bazë të Ligjit nga zyrtarët e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, të cilët edhe kanë udhëhequr të gjitha procedurat deri në aktin e nënshkrimit të kësaj kontrate”, ka thënë Svarqa.

Për më tepër kryetari Svarqa, pronarit të kësaj kompanie i ka dëshiruar sukses, duke besuar se do t’i përmbahet kontratës dhe do t’i punësoi atë numër të punëtorëve të paraparë prej 60-80 punëtorë.

“Shpresoi se kjo të ndikoi drejtpërdrejt në uljen e papunësisë dhe në rritjen mirëqenies ekonomike dhe sociale. Po ashtu, në të njëjtën kohë unë i ftoi të gjithë afaristët, jo vetëm nga komuna e Ferizajt që të përzgjedhin komunën e Ferizajt për të vendosur veprimtarinë biznesore për shkak se ka një klimë të volitshme të bizneseve, ka një bashkëpunim racional me institucionet komunale dhe një konkurrencë lojale dhe shumë transparence për bizneset.
Kur jemi këtu mund të konstatojmë me kënaqësi që jemi në një fazë të mirë të zhvillimit të bizneseve për shkak që numri i bizneseve të reja është në rritje në vazhdimësi. Tani kemi zyrtarisht të regjistruara 11 146 të cilat operojnë në komunën e Ferizajt dhe kanë selitë e tyre, ndërsa veprimtaritë biznsore të tyre i kalojnë kufijtë gjeografik të komunës dhe tregu i tyre është shumë i gjere me shtrirje në vendet e rajonit. Komuna e Ferizajt falë afarizimit të suksesshëm merr pjesë siç e dini me 20 përqind në buxhetin e Republikës së Kosovë, përmes doganave, taksave dhe të hyrave të tjera, por po ashtu kohëve të fundit në bazë të politikave të favorshme financiare dhe fiskale ka hapur rrugë të reja të zhvillimit të bizneseve në veçanti me Ligjin e investimeve strategjike, unë mendoi që do të ketë një orientim më progresiv për zhvillimin e bizneseve edhe nga afaristë të huaj që vijnë nga shtete e zhvilluara të Evropës perëndimore”, ka thënë Svarqa.

Në anën tjetër edhe pronari i kësaj kompanie, Xhemshi Luri, e ka vlerësuar këtë marrëveshje, duke thënë se pikat e kontratës janë kompatibile me kërkesat dhe planet e kësaj kompanie.

“Besoi se janë, duke marrë parasysh që janë mundësitë dhe besoi se do t’ia dalim me miq, me komunën,me bankat dhe me një punën time që kam bërë, besoi se do ja dalim” ka thënë Luri.

Duke u ndërlidhur me këtë, kryetari Svarqa, ka thënë se beson në suksesin e kësaj kompanie, ndërsa në të kundërtën sipas tij, do ta ketë fatin e kompanive tjera të cilave ju ka ndërprerë kontrata. Ai, ka paralajmëruar, se shumë shpejt do të fillohet me aplikimin e fletëgarancioneve si mjet garance për të gjithë ata që janë përfitues të këtyre pronave me procedura ligjore

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img