Javorja “Fokus” ekskluzivisht posedon edhe dokumente me emra dhe mbiemra të një pjese të pacientëve, foshnjat e të cilëve kanë ndërruar jetë gjatë muajve të fundit.
“Ajo që po ndodh këtu është thertore. Duhet të gjendet mënyrë për ta ndaluar humbjen e foshnjave. Jemi të tmerruar nga këto ndodhi”, komentojnë disa prej mjekëve në klinikë.
“Fokus” kanë tentuar ta marrin në telefon drejtoreshën e Klinikës për Gjinekologji Marija Haxhi- Lega, por sipas informacioneve të tyre ajo gjendet në pushim. E njëjta është kërkuar për prononcim edhe nëpërmes sms, por deri në publikimin e informacionit në media nuk është përgjigjur, transmeton Portalb.
The post Vdesin mbi 80 foshnja për 6 muaj në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup appeared first on Lajminet.