Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët në rrjetet sociale.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjen dhe dashamirët për ndarjen nga jeta e të dashurit tonë Ekrem Metushi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.
NJOFTIM MORTOR
Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, me pikëllim të thellë Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, eprori i ZON-ës, EKREM METUSHI – RRAPI.
Me dhembje morrëm lajmin e rëndë për ndarjen e hershme nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, ngushëllime gjithë bashkëluftëtarëve, ngushëllime familjes Metushi!
Në nder të jetë dhe veprës së bashkëluftëtarit, nesër 17.09.2024, mbahet mbledhje komemorative:
– 11:00 – Teatri “Adriana”,
ndërsa ceremonia e varrimi:
– 13:30, në varrezat e fshatit Koshare.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës bashkëluftëtari ynë!