29,04,2024

Vdes nga sulmi në zemër pasi pickohet nga bleta në Klinë

Must Read

Një person në Klinë ka vdekur të martën mbrëma nga sulmi në zemër pasi ishte pickuar nga bleta.

Drita Gjergji, drejtoreshë e QKMF-së në Klinë, ka thënë për portalin Koha.net se B.S. 50-vjeçar, ka vdekur si pasojë e sulmit në zemër, por sipas saj, familjarët i kanë thënë se ai ishte pickuar nga bleta.

“Mjekët kujdestarë kanë raportuar se personi kishte pësuar arrest kardiak dhe ka vdekur gjatë transportimit për në spitalin e Pejës, ndërsa familjarët kanë thënë se ai ka vdekur nga pickimi i bletës”, ka thënë Gjergji për portalin Koha.net.

Ndërkaq, një zyrtar i Komunës së Klinës i ka thënë portalit se viktima, vetëm 5 minuta pasi është pickuar nga bleta, ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img