20,05,2024

Vdes nga gjakderdhja në tru për ditëlindje – gjashtë persona tjerë shpëtojnë nga organet e saj

Must Read

Fotografitë e publikuara në internet shfaqin vajzën nga Auckland, Zelandë të Re në momentet e fundit të jetës së saj, përderisa po bënte dolli me miqtë.

Rreth dy orë pasi u bë fotografia, Marsh pësoi gjakderdhje në tru dhe vdiq, raportoi New Zeland Herald, transmeton Gazeta Express.

Mjekët i thanë familjes se ajo nuk kishte gjasa të shpëtonte dhe pasi ishte në kujdesin intensiv, ata morën vendimin pikëllues për ta hequr vajzën nga pajisjet mbështetëse për jetën.

Por vdekja tragjike e 20 vjeçares shpëtoi më pas jetën e gjashtë të tjerëve. Në ditëlindjen e saj të 20’të, studentes iu hoqën organet për dhurim, duke shpëtuar jetën e gjashtë njerëzve që kishin nevojë për disa organe.

Nëna e Marsh, Kthyrn tha për gazetën: “Gabby-t i pëlqente të bënte gjëra për njerëz, dhe kjo është dhurata më e madhe dhe më mahnitëse e saj. Gabby ishte pasionante, argëtuese dhe e dashur”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img