17,10,2025

Vdes autori i zjarrvënies së një spitali në Tiranë

Must Read
Zjarri ne spitalin ne Tirane

Ngjarja e rëndë dhe e pashembullt ndodhi mesditën e së hënës në brendësi të pavionit të hemodializës, teksa pacienti Lefter Canaj, 57 vjeç, ka nxjerrë nga qesja një bidon me benzinë dhe ka spërkatur pacientin tjetër Dashamir Saraçi, 47 vjeç, duke i vënë zjarrin.

Motivet e sherrit që sollën ngjarjen tragjike ende nuk dihen ndërsa dëshmitarët flasin për një skenë të tmerrshme, raporton TCH.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëseve dhe forcave të komisariatit nr 3 bënë të mundur evakuimin e personave që ndodheshin në pavion, përfshirë stafin e spitalit pasi bilanci mund të ishte edhe më tragjik.

Të plagosur nga zjarri i fuqishëm kanë mbetur shtetasit S.B., 34 vjeç dhe shënjestra e autorit, Dashamir Saraçi. Që të dy këta shtetas ndodhen në gjendje të rëndë në reanimacion.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përmbyll numërimin: Këta janë më të votuarit për Asamblenë Komunale

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Ferizajt. Në zgjedhjet e së dielës, fitues për kryetar të kësaj komune...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img