10,09,2025

Vdekje misterioze e emigrantit në Greqi. Dyshime për dhunë nga policia

Must Read

Pëllumb Marnikollaj, 29 vjeç nga fshati Rrilë i Lezhës, ka humbur jetën në rrethana ende misterioze në kryeqytetin e shtetit fqinj të Greqisë, ku ai jetonte prej disa vitesh.

Sipas banorëve të zonës, dyshohet se Marnikollaj mund të jetë bërë prè e dhunës së policisë greke, por familjarët nga ana tjetër nuk e pohojnë këtë.

Edhe autoritetet e mediet greke nuk konfirmojnë vdekjen e 29-vjeçarit si pasojë e dhunës në rajonin e policisë. Ndërkohë, një emigrant shqiptar që jeton në Athinë, ka pohuar se Marnikollaj ka pasur detyrim paraqitjeje në policinë greke.

Ai ka komunikuar në telefon me të ndjerin përpara se ky i fundit të shkonte për të firmosur paraqitjen, por më vonë nuk ka pasur më komunikim. Ky fakt e ka shqetësuar emigrantin shqiptar, i cili ka lajmëruar të afërmit e Pëllumb Marnikollajt, si dhe avokatin e tij.

Aktualisht mësohet se trupi i të riut ka mbërritur në atdhe dhe do të përcillet për në banesën e fundit ditën e hënë, por pa pasur një motiv zyrtar të vdekjes./Top Channel

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img