28,04,2024

Vazhdon paniku në Shkup: 100 tërmete brenda dy ditëve

Must Read

Këto dridhje i kanë nxjerrë sërish njerëzit në rrugë dhe në parqe.

Njerëzit të cilit janë larguar nga banesat dhe vendet e punës thonë se ende frikësohen nga tërmeti i djeshëm, i fuqisë prej 5.3 shkallë të Rihterit në orën 15 e 10 minuta, ku disa shkupjan e kanë kaluar natën në qiell të hapur, nëpër parqe, shatorë dhe vetura, transmeton lajmi.net.

Në shumicën e shkollave të mesme dhe fillore vazhdimi i mësimit është ndërprerë përkohësisht, kurse nxënësit janë nxjerrë jashtë.

Në Shkup, sipas informacioneve të Observatorit Sizmologjik, janë rrënuar rreth 100 tërmete që nga dje në mëngjes, nga të cilët qytetarët kanë mundur t’i ndjejnë vetëm 15 prej tyre.

Sot në ora 14 e 20 minuta është shënuar tërmet i ri i shkallës 3.7 të Rihterit, por qytetarët janë frikësuar edhe në ora 11 e 50 nga një tjetër tërmet më i lehtë, shkruan lajmi.net.

Tërmeti i parë i fuqisë 3.9 shkallë, është regjistruar dje në ora 6 e 58 minuta. Disa tërmete janë ndjerë edhe në vendet fqinje të Maqedonisë, si në Kosovë, Serbi dhe Bullgari.

Sipas informacioneve, në spitalin e Shkupit janë paraqitur më shumë se 50 qytetarë të lënduar nga paniku pas tërmetit.

Shumica e të lënduarve kanë pësuar duke ikur nga ndërtesat, dukë kërcyer nga ballkonet në katet me të ulëta. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img