02,05,2024

Vazhdon çmenduria e ISIS-it, tani dronët i përdorin për sulme kamikaze (Foto)

Must Read

Është fjalë për dronët që ata i përdorin për zbulim, transport dhe disa nevoja që ata i kryen për kundërshtarët.

I ashtuquajturi shteti islamik padyshim që i është përshtatur teknologjisë dhe është furnizuar më një armë të re potencialisht efektive për ta, nga ana tjetër ekspertët amerikanë thonë se islamistët mund të përdorin dronët kundër forcave aleate në betejën e Mosulit, shkruan NYTimes.

Sipas analistëve ushtarak, rasti i vrasjeve të kurdëve më anë të dronëve, konfirmon paaftësinë e  Pentagonit për të parashikuar se dronët do të përdorën shumë shpejt si armë, duke bërë të ditur se aleatët duhet të jenë të përgatitur për këtë, por se ata nuk po e bëjnë, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët ushtarakë thonë se Pentagoni është duke u munduar t’i ndalë këto drone duke ndarë fonde të konsiderueshme, pra, Kongresi ka ndarë 20 milionë dollarë për këtë qëllim.

Ajo që deri më tani ka zbuluar CIA dhe DIA, është se terroristët islamistë kanë përdorur modele të thjeshta të dronëve komerciale, e të cilat mund të bihen në internet, e që më pas i pajisin me bomba dhe me anë të telekomandës i transferojnë në vende të caktuara.

ISIS tani është duke përdorur dronët për veprime kamikazë apo si automjete granatë, me e keqja e kësaj është se ky proces pritet të vazhdojnë dhe pritet që kjo taktikë të përdorët shumë më shpesh gjatë luftimeve, edhe pse ata mund ta mbajnë vetëm një sasi të vogël të eksplozivit, por sidoqëtëjetë ajo vret. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img