01,02,2026

Vazhdojnë protestat kundër vendimit të Trumpit për emigrantët (Video)

Must Read

Turma masive të njerëzve janë parë të protestojnë në Boston, New York dhe gjithashtu edhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, shkruan ABC News, transmeton lajmi.net

Përndryshe vendimi i Trumpit vetëm ka filluar të zbatohet, ku shumë qytetarë nga Siria, Jemeni, Sudani, Somalia, Iraku, Irani dhe Libia nuk po lejohen të hyjnë në Amerikë, madje shumë nga ta edhe po arrestohen.

Turmat protestuese po mbajnë parulla të ndryshme në duar, kryesisht me moton: “Nuk ka ndalesa për myslimanët”.

Kundër këtij vendimi kanë reaguar edhe zyrtarë të ndryshëm nga vendet e ndryshme botërore, duke përfshirë edhe ish kandidaten për presidente të Amerikës, Hillary Clinton. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërpritet përkohësisht transporti publik urban në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga data 27 janar 2026 (e martë) do të pezullohet përkohësisht transporti publik...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img