02,05,2024

Vazhdojnë masat e shtuara të sigurisë në komunikacionin rrugor 

Must Read

Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar prezencën në komunikacionin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 230 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 5 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqja e patentë shoferit për muaj të caktuar.

            Disa nga llojet e kundërvajtjeve :

  • Tejkalim i shpejtësisë, 47 gjoba 
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 28 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 21 gjoba
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 12 gjoba
  • Drejtimi i mjetit pa patent shofer , 9 gjoba
  • Drejtimi i mjetit me skadim të regjistrimit , 9  gjoba
  • Kyçja e parregullt në rrugën kryesore,  2 gjoba
  • Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 2 gjoba
  • Të tjera, 100 gjoba 

Ndërsa, janë raportuar 3 aksidente, prej tyre:

  • Aksidente me lëndime, 1

Persona të lënduar, 1

  • Aksidente me dëme materiale, 2

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa ka angazhuar edhe veturën me pajisje inteligjente në gjithë rajonin e Ferizajt, përfshirë edhe rrugët lokale.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img