Policia ka arritur që ta ndalojë një garë të shpejtësisë me vetura që ishte duke u zhvilluar të hënën rreth orës 22:35 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Gara, ishte xhiruar me video, dhe me të pranuar informatën organet e rendit janë vënë në veprim
Ndaj dy shoferëve, janë shqiptuar gjoba dhe pikët negative të patent shoferit.
“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të shtunën e kaluar, si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Prizrenit, vdiqën tre të rinj.
Deri tek ngjarja tragjike erdhi si pasojë e një gare me vetura.
Si pasojë njëri nga vozitësit kishte humbur kontrollin mbi makinën e tij duke i goditur disa këmbësorë që ishin duke e ndjekur garën.
Ndaj dy shoferëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.