Zjarri në Malin e Shëngjinit është duke vazhduar, i cili ka përfshirë këtë pjesë prej disa ditës. Situata në këtë pjesë të Shqipërisë vazhdon të jetë problematike për shkak se zjarret janë aktivizuar sërish gjatë natës.
Zjarrfikësit, forcat ushtarake dhe emergjencat kanë qenë në gjendje gatishmërie gjatë gjithë natës së kaluar.
Të dhënat e para flasin se vatrat e zjarrit janë ndezur aksidentalisht, por policia heton edhe për ndonjë zjarrvënie të qëllimshme.
Nuk ka qetësi për Shëngjinin. Qyteti vijon të jetë në alarm nga kërcënimi i zjarrit që vijon prej disa ditësh.