23,12,2024

Varianti Delta Plus në Kosovë, Infektologu: S’ka nevojë për panik, të fillojë vaksinimi me dozën e tretë

Must Read

Janë konfirmuar 12 raste të variantit Delta Plus të Coronavirusit në Kosovë. Infektologu Ilir Tolaj tha se nuk ka nevojë për panik, pasi infeksioni me Delta Plus është i njëjtë me variantet paraprake.

Mirëpo, Tolaj theksoi se është e nevojshme që Qeveria të vazhdojë me masat e tanishme, për të parandaluar përhapjen e një vale të re në vend.

“Ende të dhënat për potencialin infektues të këtij varianti janë duke u grumbulluar. Në përgjithësi  të dhënat nuk flasin për ndonjë rritje dramatike të përcjelljes së infektimit me këtë variant. Aspekti klinik i infeksionit me këtë variant ashtu si dhe përqindja e atyre që përfundojnë nëpër spitale por edhe e atyre që vdesin është e njëjtë me variantet paraprake. Për këtë arsye nuk ka nevojë për ndonjë shqetësim plotësues.

Tutje, ai thekson se vaksinimi me dozën e tretë duhet të fillojë sa më shpejt.

“Masat që kanë qenë të domosdoshme për të parandaluar grumbullimet e njerëzve në vende të mbyllura duhet të vazhdojnë edhe masat që bëjnë kufizimin e aktivitete siç janë ahengjet familjare dasmat, klubet e natës e kafenetë duhet që të jenë të kufizuara. Vaksinat janë të efektshme edhe për këtë variant. Imuniteti i krijuar nga vaksina mbron edhe nga ky variant dhe parandalojnë hospitalizimin dhe vdekjen në mënyrë që në Kosovë prezenca e këtij varianti të mos rezultojë me ndonjë valë plotësuese, valë të re është e nevojshme të vazhdojë vaksinimi i popullatës me tempo të shpejtë. Është e nevojshme të vaksinohen edhe fëmijët nga 12 vjeç deri në moshën 18 dhe nga 5 deri 11 vjeç. Autoritet duhet që sa më shpejt ta lejojnë edhe vaksinimin me dozën e tretë të gjithë atyre që dozën ë dytë e kanë marrë në një periudhë 6 muaj e më gjatë. Do të ishte e domosdoshme që këto vendime të merren sa më shpejt”, tha ai për për Ekonomia Online.

Ai tha se Qeveria duhet të mbikëqyrë masat në mënyrë strikte.

“Qeveria duhet të mbikëqyrë masat në mënyrë më strikte. Ndërsa lidhur me aktivitet tjera është e mjaftueshme me masat themelorë të mbrojtjes dhe aktivitet të vazhdojnë punën e tyre. Nuk ka nevojë për bartjen e maskës në rrugë dhe orë policore. Aq sa jemi rrezikuar edhe nga variantet tjera. Nuk ka asnjë specifikë që duhet ta vë gjithë vendin në panik. Ajo që duhet të jetë prioritet për autoritet të vazhdojnë me monitorimin e masave”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img