25,11,2024

Van Persie dënohet me shtatë muaj mos-lojë shkaku i këtij gjesti? (FOTO)

Must Read

Holandezi kishte prekur organin gjenital gjatë kohës sa ishte duke u fjalosur me reprezentuesin serb Dusko Tosic.

Ky i fundit ishte përjashtuar me karton të kuq pas goditjes me kokë në fytyrë të holandezit pas një përplasje për tokë afër zonës së rreptësisë së Besiktasit, transmeton Telegrafi.

Van Persie mund të dënohet deri 5-7 muaj mos-lojë duke u barazuar në një dënim paraprak të vitit 2003.

Për të njëjtin veprim, sulmuesi francez i Besitktasit, Pascal Nouma ishte dënuar me shtatë muaj mos-lojë dhe ky mund të jetë edhe shembull për dënimin e sulmuesit të Fenerit.

Madje, francezi ka kërkuar të njëjtin për holandezin në të kundërtën do ta padisë Federatën e Futbollit të Turqisë në UEFA dhe FIFA për standarde të dysfisha.

Ndryshe, Besiktas ka pësuar humbje me rezultat 1-0 në kuadër të Kupës së Turqisë kundër Fenerit, ku të vetmin gol e ka shënuar pikërisht ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Van Persie.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img